Dy reperët e njohur, Noizy dhe Stresi kanë sjellë bashkëpunimin të cilin e kanë paralajmëruar prej kohësh.
Pak ditë më parë, ata lanë të kuptohej se kanë prishur sërish miqësinë me njëri-tjetrin, madje duke larguar njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram duke mos munguar as “thumbat”mes tyre. Por 19 maji ka qenë dita e surprizës. Bashkëpunimi i shumëpritur prej fansave tani është në “Youtube” dhe për pak orë po arrin 1 milion klikime.
“Medalioni” i bëri bashkë dy reperët.