E kemi parë si aktore, por Delinda Disha ka pak kohë që i është futur edhe regjisë. Mbrëmë Delinda fitoi çmimin “Regjia më e mirë” për videoklipin “Në të zënça”, të Aurela Gaçes në “Netët e Klipit shqiptar”. Ky videoklip është shumë i veçantë jo vetëm për faktin se Delinda është regjisore e skenariste, por gjithashtu në të kanë punuar dhe janë shfaqur bashkëshorti i Delindës, i cili është dhe kostumograf, Eldo Disha, djali i tyre Desantin dhe dy vajzat e Aurelës Abigail dhe Grace.
Delinda postoi një foto nga “Netët e klipit”, ku shfaqej duke mbajtur në dorë çmimin dhe shkroi se ky klip është bërë me shumë dashuri.
Prandaj dhe ne ju ftojmë ta shijoni më poshtë këngën dhe klipin.