Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
Akrepi me emocione, Shigjetari me flirtime, ja ç’thotë horoskopi këtë të shtunë për të gjitha shenjat 04/02/2023
Wanda Nara shihet me Mauro Icardin, por jo siç mendoni! 04/02/2023
Jonida Vokshi jep lajmin e ëmbël: Në pritje të bebit nr.2 03/02/2023
Kjo është gjoba me të cilën përballet Georgina për mosrespektimin e kodit të veshjes në Arabisë Saudite 03/02/2023
EmRata rikthen stilin e flokëve bob! 03/02/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Përmendi komunitetin egjiptian, Petri Bozo kërkon ndjesë publike: Shpreh keqardhjen, nuk kishte sfond racist, as diskriminues!

02/12/2022
në Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmendi komunitetin egjiptian, Petri Bozo kërkon ndjesë publike: Shpreh keqardhjen, nuk kishte sfond racist, as diskriminues!

Disa ditë më parë i ftuar në emisionin sportiv “Qatar 2022” regjisori dhe producenti i njohur Petri Bozo përmendi minoritetin egjiptian, teksa tha fjalën “jevg”. Komuniteti ka reagur i indinjuar për deklaratën. Producenti ka reaguar përmes një “Instastory” ku ka kërkuar ndjesë, duke shprehur se nuk ka pasur sfond racist dhe diskriminues.

“Të nderuar miq romë dhe egjiptianë!




Ju drejtohem, për të kërkuar ndjesë publike për një shprehje të përdorur nga ana ime, ( gjatë bisedës në program “Qatar 2022” nën drejtimin e Hygerta Sakos në RTSH 1 HD), e cila pavaresisht se s‘kishte qëllim të fyente apo lëndonte njeri, e ka bërë këtë efekt pa dëshirën time.

Duke shprehur keqardhjen e thellë për atë që ndodhi dhe të lenduarit e saj, dua t’iu siguroj se përdorimi  i fjalës nuk kishte asnjë sfond racist apo diskriminues, por ishte thjesht një formulim fatkeq apo lapsus në kuadrin e një ligjërimi  të shpejtë dhe me mundësi  të kufizuar, për t’u menduar gjatë dhe shmangur trashëgimi të tilla rudimentare të të shprehurit, të mbetura në nënndërgjegjie nga zhargoni i komunikimit të asaj pjese të shoqerisë, që nuk është e ndërgjegjshme për efektin e fjalës në dëm të reputacionit të pakicave.

Kam kërkuar ndjesë edhe brenda formatit por, sigurisht që nuk e konsideroj të mjaftueshme ndaj pavarësisht kësaj dua të kërkoj  ndjesë edhe me shkrim.

Përveçse kërkoj ndjesë për shprehjen rudimentare ( të gabuar), të përdorur nga ana ime, dua t’iu bëj me dije se distancohem nga çdo lloj qëndrimi racist e diskriminues për çdo pakicë e kombësi, se e konsideroj vlerë bashkëpunimin e vlerësimin maksimal, midis të gjitha diversiteteve që bota dhe shoqëria ofron.


Unë iu siguroj se personalisht nuk i përkas kurrsesi këtij targeti, çka e dëshmojnë si angazhimet ashtu edhe bashkpunimet e mia brenda dhe jashtë vendit.

Edhe njëherë  ju kërkoj ndjesë dhe zotohem se  në të ardhmen do të tregohem tejet i kujdesshëm dhe i ndjeshëm në këtë drejtim, jo vetëm për vete por dhe për të tjerët.

Duke shpresuar në gjerësinë e mirëkuptimin tuaj

me respekt

Petri Bozo”, ka shkruar ai.



ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ka kaluar pandemi, luftëra dhe revolucione, ky është restoranti më i vjetër në botë!
Lajme

Ka kaluar pandemi, luftëra dhe revolucione, ky është restoranti më i vjetër në botë!

26/01/2023
Udhëton çdo ditë 1600 kilometra për të shkuar në punë, historia e 29-vjeçares bën xhiron e rrjetit!
Breaking News

Udhëton çdo ditë 1600 kilometra për të shkuar në punë, historia e 29-vjeçares bën xhiron e rrjetit!

22/01/2023
Del në shitje “Spare”, libri i princ Harry-t që po trondit familjen mbretërore!
Lajme

Del në shitje “Spare”, libri i princ Harry-t që po trondit familjen mbretërore!

10/01/2023
10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023!
Lajme

10 pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2023!

10/01/2023
Avatar hyn në histori, bëhet pjesë e 10 filmave më shikuar të të gjitha kohërave!
Lajme

Avatar hyn në histori, bëhet pjesë e 10 filmave më shikuar të të gjitha kohërave!

08/01/2023
Kthimi në kohë ndodh në ajër, avioni u nis në vitin 2023 dhe arriti në destinacion në vitin 2022!
Lajme

Kthimi në kohë ndodh në ajër, avioni u nis në vitin 2023 dhe arriti në destinacion në vitin 2022!

02/01/2023
Para
Kujtim i bukur me flokët brune, Ledina na ktheu në vitin 2000 dhe nuk ka ndryshuar aspak!

Kujtim i bukur me flokët brune, Ledina na ktheu në vitin 2000 dhe nuk ka ndryshuar aspak!











TË FUNDIT

Akrepi me emocione, Shigjetari me flirtime, ja ç’thotë horoskopi këtë të shtunë për të gjitha shenjat

Akrepi me emocione, Shigjetari me flirtime, ja ç’thotë horoskopi këtë të shtunë për të gjitha shenjat

04/02/2023
Wanda Nara shihet me Mauro Icardin, por jo siç mendoni!

Wanda Nara shihet me Mauro Icardin, por jo siç mendoni!

04/02/2023
Jonida Vokshi jep lajmin e ëmbël: Në pritje të bebit nr.2

Jonida Vokshi jep lajmin e ëmbël: Në pritje të bebit nr.2

03/02/2023
Kjo është gjoba me të cilën përballet Georgina për mosrespektimin e kodit të veshjes në Arabisë Saudite

Kjo është gjoba me të cilën përballet Georgina për mosrespektimin e kodit të veshjes në Arabisë Saudite

03/02/2023
EmRata rikthen stilin e flokëve bob!

EmRata rikthen stilin e flokëve bob!

03/02/2023

MË TË LEXUARAT

Plugin Install : Popular Post Widget need RevistaWho - View Counter to be installed
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera