Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

Në Panairin e Librit 2025, që nis nesër më 12 nëntor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, nuk mund të mungojë një nga klasikët më të fuqishëm të letërsisë moderne: “Plaku dhe deti” (The Old Man and the Sea) i Ernest Hemingway, përkthyer në shqip nga Vedat Kokona. Me 98 faqe dhe një çmim prej 600 lekësh, ky roman i shkurtër por i thellë sjell një histori të përjetshme për luftën, durimin dhe krenarinë njerëzore.





Romani ndjek Santiagon, një peshkatar kuban të moshuar, i cili del i vetëm në det të hapur për të kapur “peshkun e madh” që do të vërtetojë vlerën e tij pas një periudhe të gjatë pa fat. Beteja e tij e heshtur me marlinin gjigant, detin dhe kufijtë e forcës njerëzore bëhet një alegori universale për forcën, durimin dhe qëndresën. Hemingway, me stilin e tij lakonik dhe të kthjellët, kap thelbin e jetës njerëzore dhe përballjen me fatin, duke e shndërruar këtë histori të thjeshtë peshkimi në një simbol të guximit dhe dinjitetit.


Kritika

  • “Vepra më e arrirë e Hemingway-t. Çdo faqe e kësaj kryevepre të bukur është e përkryer; asgjë nuk mund të ishte shkruar më mirë.” – The Sunday Times
  • “Një shembull i mrekullueshëm i artit të narrativës. Shkrimi është sa i thukët, po aq dhe i zhdërvjellët njëkohësisht, i ndërtuar me mjeshtëri, ashtu si filli me të cilin plaku luan me peshkun.” – The Guardian
  • “Një histori e veçantë peshkimi… një përrallë mrekullie, rrëfyer me një besim kaq të fortë sa edhe lexuesi e beson.” – Kirkus Reviews
  • “Koha do të tregojë se është vepra më e mirë që ka shkruar ndonjë shkrimtar i brezit të tij.” – William Faulkner

Për autorin

Ernest Hemingway (1899–1961) ishte një nga shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë të shekullit XX. I njohur për stilin e tij të thjeshtë dhe të fuqishëm, ai ndikoi thellë në prozën moderne. Përveç veprave të njohura si “Lamtumirë armë” dhe “Për kë bie kambana”, Hemingway fitoi Çmimin Pulitzer për “Plakun dhe deti” në 1953 dhe më pas u nderua me Çmimin Nobel për Letërsinë në 1954.

“Plaku dhe deti” do të jetë pjesë e Panairit të Librit 2025 – një roman që rikthen në jetë betejën e përjetshme midis njeriut dhe natyrës, mes durimit, krenarisë dhe fuqisë së shpirtit njerëzor.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Nga bukuria te rreziku: BE dhe Zvicra heqin nga tregu llojet kancerogjene të manikyrit xhel!
Lajme

Nga bukuria te rreziku: BE dhe Zvicra heqin nga tregu llojet kancerogjene të manikyrit xhel!

26/08/2025
Next Post
“Nuk është gjithmonë e lehtë” Sara tregon sfidat e bashkë-prindërimit me Ledrin

"Nuk është gjithmonë e lehtë" Sara tregon sfidat e bashkë-prindërimit me Ledrin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera