Khloe Kardashian e shohim gjithmonë perfekte në postimet e saj e për këtë shkak shpeshherë është akuzuar për fotoshop. Mirëpo mesa duket 36-vjeçarja ka hequr dorë nga perfeksioni dhe në postimin e fundit ka treguar strijat.
Khloe shfaqet me bikini të zeza, në formë shumë të mirë, duke fokusuar kamerën tek strijat.
“I dua strijat e mia”-shkruan Khloe duke dhënë kështu një mesazh për vajzat që e kanë kompleks këtë detaj në trupin e tyre.
View this post on Instagram
Së fundmi në promon e sezonit final të “Keeping up with Kardashians”, Khloe dhe Tristan po diskutonin për një bebe, por më shumë informacion për këtë na mbetet të zbulojmë gjatë muajit mars kur të nisë transmetimi i reality show-t.







