Gjithë familja Vula kanë vetëm një muzë frymëzimi tanimë dhe ajo është më e vogla e shtëpisë, Poem Blu. Me një foto në llogarinë e saj, Xheraldina ka zbuluar se çfarë ndodh kur pyet bashkëshortin, Agronin se ku është. Përgjigja është një dhe e vetme, me mbesën e tij.
“E pyes ku je, me kë je? Më dërgon foton si përgjigje”, ka shkruar Xheraldina krah fotos ku ka etiketuar dhe të birin së bashku me Sarën. Ndonëse gjyshërit nuk e kanë takuar ende nga afër të voglën e familjes, shfrytëzojnë ndërkohë fotot dhe pamjet e ëmbla të saj deri në momentin që do të mbajnë në krah frytin më të ëmbël të dashurisë./revistawho.com