Seksi në ujë? Vera shton edhe dëshirën për të provuar seksin në det ose pishinë, një emocion që keni dëshirë ta provoni. Por para se ta bëni duhet të dini detaje që janë thelbësore nëse gjatëpushimeve tuaja vendosni të bëni seks në ujë.
Mund të keni problem me lubrifikimin
Vagina nuk lubrifikohet me praninë e ujit, ndaj do të “vuani” nga thatësira.
Kujdes prezervativin
Fakti se seksi është në ujë, nuk do të thotë se jeni larg infeksioneve, përkundrazi. Kimikatet në ujë apo rëra në det mund të krijojnë situata të pakëndshme. Po ashtu lateksi i kondomit mund të çahet nga kimikatet e ujit të pishinës.
Mund të mbetesh shtatzënë nga seksi në ujë
Nuk është e vërtetë që përmes seksit në ujë nuk mbetesh shtatzënë. Nëse nuk përdoren masat, padyshim që testi juaj i shtatzënisë mund të dalë pozitiv.
Nuk është steril
Uji mund të përmbajë disa baktere të frikshme si E.coli apo edhe salmonelë. Dhe po flasim për ujin e pishinave, lumenjve, detit, etj. Përmes seksit do të fusni të tilla mikrobe në kanalin vaginal dhe nuk është një ide e mirë.
Rritet mundësia për SST
Uji nuk është magjik dhe nuk iu mban larg rrezikut të sëmundjeve seksualisht të transmetuese. Fenomeni i njohur ndryshe si “lotët vaginal” që shkaktohet si pasojë e thatësirës aty poshtë, rrit shancet për t’u prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Kështu që kini kujdes.