Një moment i papritur, i kapur “live” nga kamerat, është kthyer në një nga pamjet më të shpërndara të ditës në rrjetet sociale.
Gjatë një transmetimi direkt për Al Jazeera Balkan përpara stadiumit “Air Albania”, gazetari serb Milan Boskoviç u përball me një gjest befasues: një tifoz shqiptar iu afrua dhe e puthi në faqe, duke shkaktuar reagime të shumta.
Ky episod ka nxitur diskutime në rrjet – disa e quajnë një shenjë të ngrohtësisë dhe njerëzores, ndërsa të tjerë e shohin si një veprim të menduar për të bërë zhurmë mediatike.
Pamja, që shfaq një ndërveprim paqësor mes përfaqësuesve të dy kombeve me histori komplekse, është komentuar si një moment i rrallë në arenën e sportit dhe mediave.








