Reperi britanik Dave ka treguar përmes këngës së tij “Survivor’s Guilt” se ka pasur një histori dashurie me një vajzë shqiptare, histori e cila ka përfunduar me ndarje.
“Unë u dashurova me një shqiptare, e di që është çmenduri / nuk jemi bashkë, sepse familja e saj na la”-këndon Dave, për vajzën për të cilën flet gjatë albumit dhe në ‘’How I Met My Ex’’.
Në vitin 2020, u përfol se ish e dashura e reperit ishte një vajzë me emrin Besmira, pasi ai publikoi një foto në Instagram duke i uruar asaj ditëlindjen, shoqëruar me zemra. Dave kurrë nuk konfirmoi nëse ishte në atë kohë me Besmirën, megjithatë ‘’Survivor’s Guilt’’ duket se konfirmon.







