Robert Berisha një nga këngëtaret më të mirë të shqiptarisë, së fundmi po njeh vetëm suksese. Shumë shpesh e shohim si të ftuar në koncerte dhe aktivitete të ndryshme, por ai po e gjen gjithsesi kohën për familjen e tij. Një mënyrë për t’i pasur gjithmonë me vete ka gjetur Roberti këtë herë dhe e ka ndarë me të gjithë fansat e tij. Ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’ i veshur me një bluzë të bardhë që ka të stampuar një foto të bashkëshortes së tij, Nora Istrefin dhe vajzës së vogël, Renee. “Familja nuk është një gjë e rëndësishme. Familja është gjithçka”, -ka shkruar Roberti krahas fotos./revistawho.com