Për një kohë të gjatë njerëzit janë këshilluar, në veçanti gratë, që mos të qëndrojnë për shumë kohë në diell. Dermatologët sygjerojnë që rrezet e diellit mund të dëmtojnë lëkurën. Sipas studimeve të reja të kryera nga Massachusetts General Hospital në Boston, SHBA, thuhet se gratë që kanë pasur kujdes gjatë qëndrimin në diell plaken më ngadalë. Dr. Alexa Kimball, profesor i dermatologjisë në Massachusetts, u ka bërë thirrje grave që të mbrojnë lëkurën e tyre gjatë tërë vitit dhe jo vetëm në kohë e plazhit.“Kur bëhet fjalë për plakjen e lëkurës, parandalimi është më i rëndësishëm se sa një kurë”- ka theksuar Matthew Gass nga Shoqata Britanike e Dermatogolëve. Dr.Kimball shtoi se dielli është një nga ndikuesit më të mëdhej për plakjen e lëkurës, por ajo ka theksuar se rol të madh luan edhe prija e duhani.