Një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, biznesmeni Samir Mane rrëfeu në “Më Lër Të Flas” disa detaje nga jeta personale. Mane u pyet nga moderatorët, Romeo Dhe Donald veshaj, për dhuratën më të shtrenjtë që i ka blerë bashkëshortes së tij. Nëse mendoni se është ndonjë varëse me diamant e keni gabim pasi dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë gruas së tij është një makinë “Bentley”.
Romeo Veshaj: Dhurata më shtrenjtë që i keni bërë bashkëshortes?
Samir Mane: Besoj do të ketë qenë ndonjë makinë. Zakonisht nuk bëj dhurata të shtrenjta, por besoj që do të ketë qenë makinë pak më e mirë.
Donald Veshaj: Çfarë makine?
Samir Mane: Tani ka një “Bentley”.
Donald Veshaj: Aman nga këto të voglat (qesh). Po ajo juve?
Samir Mane: “Bentley”, prap.