Seherin e zë gjumi në natën speciale. Jaman i lë një letër dhe i thotë ta takojë ku ylli polar shkëlqen më shumë. Seher niset në kërkim të Jamanit. Ky i fundit i ka bërë një surprizë. Ndërkohë Zijai afrohej më shumë me Çicekun. Nga ana tjetër Jasemin mbërrin në komisariat. Seher arrin të gjejë Jamanin në port ku e pret një anije dhe një udhëtim i bukur.