Jaman mëson Seherin të gjuajë me shigjeta, por ajo i qëndron ftohtë duke kujtuar bisedën që dëgjoi mbrëmë. Ndërkohë Dujgu dhe Ali përpiqen të bindin Volkanin që të shpëtojnë Jaseminin, por e kanë të vështirë. Zuhal mëson se Jaman ka zbuluar që ajo është arratisur nga burgu dhe po e kërkon. Kjo gjë nuk e zmbraps Zuhalin nga plani i saj dhe kërkon të takohet me Seherin. Seher ndërkohë përpiqet ta bëjë Jamanin me nerva për të kuptuar si do sillet ndaj saj, por nuk merr reagimin që priste pasi Jaman sillet me qetësi me të.