Anna Kaiser, trajnerja personale e Shakirës, ka pasur një karrierë të suksesshme që e ka bërë atë të preferuar në mesin e të famshëmve. Ndër klientët e saj janë edhe Sarah Jessica Parker, si dhe shumë emra të tjerë të njohur. Sa i përket Shakirës, Kaiser theksoi se një nga arsyet që kolumbianja ka një trup të mrekullueshëm në moshën 45-vjeçare është mëngjesi i saj, i cili gjithmonë përfshin dy ushqime. Njëra prej tyre janë vezët e ziera, të cilat janë të pasura me proteina dhe e ndihmojnë atë të ruajë masën muskulore. E dyta janë copat e avokados, ideale për ruajtjen e yndyrave të shëndetshme që i nevojiten trupit. Përveç kësaj, Shakira përfshin gjithashtu domate, kripë deti, pak vaj ulliri në mëngjesin e saj dhe pi një smoothie me fruta.