Meral përpiqet t’i kërkojë ndjesë Kaderit por kjo e fundit nuk e fal dot pas asaj që bëri. Dy vajzat debatojnë në mes të shkollës dhe studentët e filmojnë me kamera sherrin e tyre. Kader i përplas disa të vërteta në fytyrë Meralit dhe e godet me shuplakë. Serkan nis të ruajë kujtime me Xhemrenë. Nazan i tregon Xhemresë se Serkan ka kancer. Xhemre kalon krizë nervore kur e mëson këtë dhe Serkan dëgjon gjithçka. Ai shpërthen në lot ndërsa Nazan dhe Xhemre i japin shpresa se do t’ia dalë mbanë. Komisar Aliu nis të pëlqejë shumë Ejlylin./revistawho.com