Kur bëhet fjalë për puthjen e parë të gjithë e kujtojnë me nostalgji. Të njëjtën gjë ka bërë dhe këngëtarja e njohur Miley Cyrus. E ftuar në emisionin e RuPaul ajo ka kujtuar puthjen e parë dhe ka zbuluar se ia ka dhënë një vajzë. “Puthja ime e parë ishte me një vajzë në gjimnaz dhe askush nuk do ta kuptonte në Nashville po ta thoshe këtë. Unë e pata atë marrëdhënie”, deklaroi këngëtarja. Miley është shprehur se gjithmonë ka qenë një mbështetëse e komunitetit LGBTQ: “Isha i vetmi fëmijë në Disney që do të flisja hapur dhe do të mbështesja miqtë homoseksualë, askush nuk e thoshte, kështu që për mua ishte shumë e rëndësishme”.
Edhe më herët ajo në intervista të ndryshme ka ofruar mbështetjen e saj ndaj këtij komuniteti. Cyrus është e idesë se seksi dhe gjinia janë vetëm një pjesë shumë e vogël e marrëdhënies./revistawho.com