Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Shqipëria në syrin e blogerit dhe fotografit francez Nicolas Messner

28/03/2022
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Shqipëria në syrin e blogerit dhe fotografit francez Nicolas Messner

Ai është fotograf dhe blogger udhëtimesh, ka vizituar 96 shtete dhe së fundmi erdhi nga Franca në Shqipëri për të parë vendin tonë. Në blogun “Les chroniques d’Adélaïde” Nicolas Messner ka pasqyruar udhëtimin e tij në Shqipëri, shoqëruar edhe me video të përmbledhura në You Tube. Ai ka përshkruar eksperiencën e tij dhe ka treguar çdo detaj të vendit tonë, parë nga syri i tij kritik, pa lënë mënjanë edhe një historik të shkurtër të vendit tonë.





https://www.instagram.com/p/CbA7gCutfS1/

Nicolas shpreh kuriozitetin për të njohur kulturën e vendit, që për shumë vite ka jetuar nën regjimin komunist të Enver Hoxhës.


Për shkak të një ka ngatërrese me GPS, në vend që të shkonte në zonat turistike të Tiranës, ku dhe ishte nisur, Nicolas përfundoi në periferi ku pa e përshkroi sesi jetojnë njerëzit e thjeshtë. “Rroga minimale është nën 380 euro në muaj dhe ua merr mendja që jetesa aty nuk është si në Francë… por më vonë pashë Shqipërinë tjetër. Atë të pasurën, që fundi i muajit nuk i rëndon, që hanë në restorante dhe vishen me modën e fundit…”, shkruan fotografi.

https://www.instagram.com/p/CbXIepxtiaD/

Ndalesa e dytë e tij ishte Kruja dhe siç e përshkruan “gjithçka duket si një botë tjetër”.

Ai tregon për Krujën dhe rrugët me kalldrëm të saj, krah kështjellës që u bë simbol i paqes dhe luftës për liri me në krye Skënderbeun.

“Vura re me shumë gëzim se gjithçka ishte e pastër dhe e mirëmbajtur, ndërsa dyqanet e turistëve plot dhe të hapur për të pritur fluksin e sezonit. Nuk pashë asgjë që lidhej me klishetë e varfërisë që prisja. Edhe pse Kruja nuk është një vend i zhytur në ar, ka qetësi dhe një siguri që të mbush”, tregon ai më tej.

Ndalesa e tretë e Nicolas ishte Durrësi, ku përshtypje thotë se i ka bërë deti i pastër dhe ndërtimet në vijën bregdetare, por edhe ngjashmëria e saj me Italinë.

https://www.instagram.com/p/CbNp8o9qnlv/

Rikthimi në Tiranë i fotografit ishte për të zbuluar më shumë rreth historisë dhe prandaj iu drejtua bunkerëve dhe gjurmëve të mbetura nga regjimi komunist.

“Më vinte për të vjellë, veshët me dhembnin nga zhurmat e sirenave dhe çizmeve. Dukej si mesjetë dhe historia ishte vetëm 30 vjeç e vjetër. Nuk shikoja dot asgjë më për atë kohë dhe ngjarjet e asaj periudhe. Sistemi komunist kishte shkatërruar jetë njerëzish dhe akoma sot ka lënë pasoja”, shkroi ai.

Ndërsa për ta përmbledhur eksperiencën e tij, Nicolas theksoi: “Ika nga Shqipëria me mendjen plot imazhe kontradiktore. Preka anën humane të tyre dhe por gjithashtu zbulova bukuritë e vendit dhe njerëzit që meritojnë vëmendje. Jo vetëm prej bukurive natyrore, por sepse na kujtuan sa kulturë të pasur kanë. Shpresoj që një ditë të rikthehem, sepse ceka vetëm sipërfaqen. Por shpresoj që djalli që i ka zaptuar prej dekadash të ikë”, e mbyll shkrimin Nicolas Messner./revistawho.com

Artikullin e plotë e lexoni duke klikuar këtu

https://www.instagram.com/p/CbZ0dFitD0w/

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!
Breaking News

“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë!

12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin
Breaking News

Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin

12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh
Breaking News

Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh

12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!
Breaking News

Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale!

12/01/2026
Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve
Breaking News

Golden Globes 2026: Lista e plotë e fituesve

12/01/2026
Next Post
Personazhet e njohur të ekranit që janë krenarë për pamjen e tyre të pazakontë

Personazhet e njohur të ekranit që janë krenarë për pamjen e tyre të pazakontë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera