Sham është ende në shtëpi me Anxhalinë. Familja kthehet. Anxhali shqetësohet. Ata i bien derës por askush nuk ja hap. Pajal thotë se ka çelës me vete. Sham shkon fshihet. Anxhali u thotë familjes se sapo po vinte të hapte derën. Ajo nuk ndihet mirë dhe e çojnë në dhomë. Anxhali i kërkon të gjithëve të dalin jashtë sepse do flejë. Halla dhe Kushi kthehen në shtëpi. Garima ka bërë valixhet gati dhe thotë se do shkojë një javë në një kamp jashtë qytetit ku shërohen njerëzit si babai i Kushit. Halla i thotë se nuk mund të shkojë tani që Kushi martohet. Kushi thotë se nuk ka problem dhe se do i thotë Arnavit ta shtyjë martesën. Garima i thotë mos ta bëjë. Halla qetëson Kushin duke i thënë se do të jetë ajo pranë saj. Sham është fshehur në dhomën e gjyshes dhe Anxhali shkon atje për ta nxjerrë por Pajal i del para me doktoreshën. Ajo viziton Anxhalinë dhe i thotë mos t’i pijë më ilaçet pasi nuk po funksionojnë. Doktoresha largohet. Gjyshja thotë që ceremonia e shafranit e Kushit dhe baby shower e Anxhalisë të mbahen në një ditë shkruan revistawho.com. Anxhali kërkon për Shamin. Garima i jep Kushit një palë vathë që ja ka lënë mamaja e Kushit që ajo t’i vendosë ditën e martesës. Gjyshja shkon në dhomën e vetë. Anxhali shqetësohet. Sham është fshehur prapa perdeve. Gjyshja ka gjetur telefonin e Shamit dhe i thotë mos ta harrojë herës tjetër. Sham del nga ishte fshehur. Anxhali shkon në dhomën e gjyshes dhe habitet kur i sheh bashkë. Sham thotë se gjyshja është e vetmja që do na kuptonte. Gjyshja i thotë Anxhalisë se Sham e gjeti atë dhe i tregoi çfarë ndodhi prandaj ajo ka ardhur. Anxhali gëzohet dhe përqafon gjyshen. Gjyshja i thotë Shamit të largohet dhe të vijë kur të jetë baby shower i Anxhalisë. Anxhali përqafohet me Sham dhe i thotë të takohen në darkë tek i njëjti vend. Ndërkohë Kushi merr në telefon Arnavin dhe lënë të takohen. Anxhali bëhet gati për t’u takuar me Sham. Arnav e pyet ku po shkon dhe Anxhali e gënjen duke i thënë se do shkojë të ftojë disa shoqe për baby shower. Arnav thotë se do e çojë ai por Anxhali nuk pranon. Arnav thotë se nuk do e lejojë të shkojë vetëm në këtë orë./revistawho.com.