Zehra i vë kushte Sadullahut përndryshe do e abortojë fëmijën. Xhemre zihet me Serkanin pasi e sheh të paarsyeshme që ai ta lërë Ejlylin në këtë situatë në të cilën ajo ndodhet. Serkan ia thotë në sy Xhemres se e ka kuptuar që ajo e dashuron atë. Xhemre nuk e pranon që e dashuron Serkanin. Nazan mbetet pa punë pasi lokali ku ajo punonte mbyllet. Ejlyl pret plot ankth në spital që nëna e saj të zgjohet. Sadullah takohet me Songylin dhe i tregon se Zehra është shtatzënë. Songyl gëzohet kur mëson se do të bëhet me motër ose vëlla. Nazan kërcënon sërish Nerimanin për t’i marrë para. Nerimanit nuk i kanë mbetur më para ndërkohë që Nazan ndodhet në një gjendje shumë të vështirë ekonomike. Kemal bën lëvizjen e tij të rradhës. Gjendja e Mesudes në spital përkeqësohet./revistawho.com