Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip! 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Sot pritet përballja e bujshme e Johnny Depp dhe Amber Heard

11/04/2022
in Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Sot pritet përballja e bujshme e Johnny Depp dhe Amber Heard

“Do jem jo-aktive online për javët në vazhdim. Siç e dini, do jem në Virxhinia ku do përballem në gjykatë me ish-bashkëshortin tim Johnny Depp”, kështu nis lajmërimi i fundit i Amber Heard në profilin e saj në Instagram.





Sot, më 11 prill, aktorja e njohur do takojë ish-bashkëshortin, i cili e ka hedhur në gjyq për shpifje. Pritet që gjyqi të transmetohet online në vazhdimësi të ditës së sotme.

“Johnny më ka paditur për një artikull që shkrova për Washington Post, ku tregova eksperiencën time me dhunën dhe abuzimin. Nuk e përmenda asnjëherë emrin e tij, por fola për ‘çmimin’ që grave u duhet të paguajnë kur flasin kundër burrave në fuqi. Unë vetë, ende po e paguaj çmimin, por shpresoj që me mbylljen e kësaj çështjeje të dy të ecim përpara”, vijon më tej aktorja.


Por Amber nuk la pa përmendur se për ish-bashkëshortin “ruan shumë dashuri dhe ndjen dhimbje që i duhet t’i kthehet të shkuarës së tyre bashkë para gjithë botës”.

Divorci i tyre i papritur, kur ishin një prej çifteve më të dashur të Hollywood, mori një kthesë të keqe kur në fillim të 2017-ës, u publikuan disa foto të Heard me përmbajtje dhune.

Ai e ka ngritur akuzën me një pretendim prej 50 milionë dollarësh dëmshpërblim, kundër ish-bashkëshortes, ankesa e së cilës për anulim u hodh poshtë nga një gjykatës i Virxhinias.

Kjo, sipas mediave do jetë përballja e fundit e çiftit që prej vitesh luftojnë publikisht me njëri-tjetrin dyerve të gjykatave./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Dhurata që ringjall kujtime tek Jaman dhe Zijai, nesër në “Amaneti”

Dhurata që ringjall kujtime tek Jaman dhe Zijai, nesër në “Amaneti”








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera