Gjithmonë është thënë se konsumimi i tepruar i djathit nuk bën mirë për trupin. Por sipas një studimi të fundit, thuhet se disa yndyra të ngopura janë të mira jo vetëm për trupin tuaj, por edhe mund të ulin nivelet e kolesterolit.
Djathi është një nga burimet më të mëdha të yndyrës që rrit kolesterolin. Megjithëse, djathi është i lartë në kolesterol, sipas ‘Udhëzimeve Ushqimore USDA’, asnjë lidhje nuk është vërtetuar midis ushqimeve të pasura me kolesterol dhe nivelit të kolesterolit në gjak. Një studim i kohëve të fundit thotë se ata që konsumojnë deri në 120 gramë djathë në ditë nuk fitojnë peshë dhe gjithashtu ulen nivelet totale të kolesterolit në trup. Hulmutuesit kanë gjetur një lidhje mes djathit të pasur me yndyrë dhe niveleve të ulëta të kolesterolit. Besohet se trupi jonë e përpunon ndryshe yndyrën e ngopur, kur ajo konsumohet në formën e djathit, që është një përzierje e lëndëve ushqyese si protein dhe kalcium. Me fjalë të thejshta, rreziku qëndron tek ushqimet e përpunuara që shiten si produkte me vlera ushqimore. Kështu ne duhet të ndalojmë së menduari për ushqimet sa i përket yndyrës së tyre dhe përmbajtjes së yndyrave të tyre të ngopura dhe të fillojmë të mendojmë rreth tyre si ushqim i tërë. /revistawho.com