Të bësh dush është një nga gjërat e fundit që mund të mendosh kur je me temperaturë. Në fakt në të tilla raste e vetmja gjë që dëshiron është të shtrihesh në shtrat e të qëndrosh mbuluar me batanije. Në fakt disa persona thonë se bën mirë mos të bësh dush kur ke temperaturë, por doktorët thonë të kundërtën. Shpesh doktorët rekomandojnë që dushi ndihmon për uljen e temperaturës dhe të mban të freskët. Sipas doktorëve mund të lash flokët, por duhet të kujdesesh që t’i thash sa më mirë, sepse nëse i lini flokët ujë situata do të bëhet më keq. Duke bërë dush uji lejon që temperatura të dalë nga trupi juaj. Megjithatë bërja e dushit nuk lejohet për çdo lloj temperature. Përshembull nëse keni temperaturë nga një operacion i kryer, nuk duhet të bëni dush, sepse mund të prekni plagën. Ndërsa kur jeni me grip dhe keni tempertuarë, dushi është shumë i rekomanduar, sepse përveçse ul temperaturën edhe u relakson. /revistawho.com