Pas pushimeve me Patrisin dhe fëmijët, tani është rradha që Tuna të pushojë me mikeshat e saj. Ajo ndodhet në Bodrum të Turqisë, nga ku Big Mama ka shpërndarë momente komike nga udhëtimi i tyre.
Në një moment, Tuna ka eksperimentuar me pjesën e instrumenteve, duke i “hyrë në territor” Patrisit.
Këtë moment Big Mama e ka konsideruar si “diss” të Tunës ndaj Patrisit dhe nuk ka ngurruar ta postojë në Instastory duke shkaktuar të qeshura. Tani presim edhe “dissin” e Patrisit ndaj Tunës.









