Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5! 19/12/2025
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën! 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

UNESCO i thotë “JO” Venecias!

15/09/2023
in Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
UNESCO i thotë “JO” Venecias!

UNESCO ka vendosur të mos e përfshijë Venecian në listën e vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.





Venecia një prej destinacioneve kryesore turistike në botë, ka qenë nën vëzhgimin e UNESCO-s kohëve të fundit, për shkak të turizmit masiv dhe rritjes së nivelit të ujit.

Ministri italian i Kulturës Gennaro Sangiuliano ka deklaruar pas vendimit se shtimi i Venecias në listë do të kishte qenë një “lëvizje e panevojshme jo e bazuar në fakte objektive dhe për këtë arsye, Venecia nuk është në rrezik”, tha ai në një deklaratë.


Sangiuliano u shpreh gjithashtu se UNESCO ka vlerësuar pozitivisht përpjekjet italiane për të adresuar çështje si ngritja e një sistemi kundër përmbytjeve dhe miratimi i fundit të një tarife hyrjeje për turistët, që do të zbatohet vitin e ardhshëm.

Venecia, e njohur për kanalet dhe atraksionet kulturore, është kërcënuar prej kohësh nga përmbytjet dhe turizmi masiv. Më herët një raport i UNESCO-s ka bërë të ditur se autoritetet italiane kanë pasur mungesë të vizionit strategjik për të zgjidhur problemet me të cilat përballet një nga qytetet më piktoreske të Italisë.

Futja e Venecias në listën e rrezikut u shmang në momentin e fundit për shkak të disa masave emergjente të miratuara nga qeveria italiane. Në veçanti, një nga ato masa ishte vendimi për ndalimin e anijeve të mëdha të tilla si anijet e lundrimit në kanalin San Marco, si dhe premtimi për të nisur një plan ambicioz të ruajtjes së qytetit.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore
Lajme

“Plaku dhe deti”: Alegoria e guximit dhe qëndresës njerëzore

11/11/2025
“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër
Lajme

“Dashuria që mund të kishte qenë”, Historia magjike e një jete tjetër

11/11/2025
“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion
Lajme

“I dashur, ti je trap”:  Dashuria që nuk të shpëton, por të zhvesh nga çdo iluzion

11/11/2025
“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet
Lajme

“Bionde”: Zhytje në shpirtin e një gruaje që bota e adhuronte, por askush nuk e njihte vërtet

11/11/2025
“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”
Lajme

“Skenar brilant”: Romani që i jep fund përrallave dhe nis aty ku mbaron “jetuan të lumtur përgjithmonë”

11/11/2025
Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)
Lajme

Çfarë është 17 tetori: Dita e faljes së ish-it (ose ish-es)

17/10/2025
Next Post
Mundësi të reja dhe ndryshime të rëndësishme, yjet me lajme të mira për këto shenja horoskopi

Energji, bashkëpunim dhe emocione, horoskopi i të shtunës i ka të gjitha nga pak








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera