Bluja do të jetë kryefjala e këtij viti dhe a nuk jua thamë me të nisur 2022? (Lexo këtu). Kjo ngjyrë vazhdon të jetë kaq e përdorur nga personazhet e ekranit në emision e spektakle dhe mbrëmjen e sotme nuk i rezistuan dot as vajzat e Big Brotherit. Beniada, Arjola dhe Egzona u shfaqën këtë prime të veshura me blu dhe nuk munguan komplimentat nga Arbana.
Edhe vetë moderatorja kishte zgjedhur një fustan xhaketë ngjyrë blu të errët këtë mbrëmje.
Thonë se ‘si nis viti, ashtu dhe përfundon’, prandaj përgatituni blunë ta shihni akoma edhe më shumë në muajt në vazhdim.