Revista e njohur “Vanity Fair Italia” nuk i ka lënë pa i vënë në vëmendje veshjet e mbrëmjes së dytë gjysmëfinale të Eurovizionit. Fotoja me të cilën është hapur lajmi është ajo e Besa Kokëdhimës, duke e cilësuar si veshjen më të bukur të kësaj mbrëmjeje.
“Çmimi i shkëlqimit të mbrëmjes padyshim i shkon Besës shqiptare. Veshja e gjelbër “aqua” gjithashtu u përmirësua shumë nga inskenimi, por kjo nuk mjaftoi për të fituar një vend në finalen e madhe. Yllit të estradës shqiptare i pëlqen të mahnisë dhe moda është një nga aset e tij në mëngë. Ndërkohë që shumë kolege ndjenë nevojën për të na njohur me look-un e tyre në Eurovizion, ajo ka veshur ditët e kaluara veshje të ndryshme, duke krijuar vërtet efektin surprizë. Në fakt, Besa ka veshur një fustan në ngjyrë aqua-jeshile të ndezur. Përveç prerjes në lartësinë e ijeve dhe dekoltesë, çka e karakterizon fustanin është edhe kapuçi që i mbulon flokët. Stilisti që e krijoi, Valdrin Sahiti, është një stilist që e përkufizon veten si ai që i bën ëndrrat realitet”, shkruhet në artikull.