Pesë fëmijët e Silvio Berlusconit kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste të ndjerit i cili u nda nga jeta më 12 qershor 2023.
Burime të sigurta për ANSA-n raportojnë se trashëgimtarët e Berlusconi-t kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto-d, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet.
Nga ana tjetër, familja nuk do të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berluskoni.