Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m 14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

VIDEO/ Tefta flet për herë të parë pas vdekjes së Frankos, rrëfimi me lot në sy

08/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
VIDEO/ Tefta flet për herë të parë pas vdekjes së Frankos, rrëfimi me lot në sy

Një javë pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Francesk Radi, bashkëshortja e tij Tefta Radi dhe familja po presin ngushëllimet në Hotel Mondial.





Bashkëshortja e këngëtarit është e pikëlluar për humbjen e parakohshme, por edhe që ndërprerë ditët më të mira që e prisnin pas rritjes së fëmijëve dhe telasheve që ka kaluar në jetë.


Tefta Radi rrëfen për Report TV, njohjen në Fushë Arrëz dhe dashurinë me këngëtarin e internuar e të privuar nga jeta artistike në Tiranë.

“Vitet e Fushë Arrëzit vërtetë vite të vështira. Isha vetëm 22 vjeç. Dilja për herë të parë nga shtëpia, në një terren të thyer me klimë të ashpër, por do të ishin dhe ditët më të bukura sepse u njoha me Frankun. Ai vajti direkt në Festivalin e 11, unë kam vajtur dy vite më vonë. Ishte një dashuri pa interes në një kohë kur shumë kush e përndiqte ose i thoshte do t’i biesh kitarës kur të themi ne”, u shpreh Tefta Radi.

Radi kujton edhe kontributin e Françeskut për ngritjen e orkestrës popullore të Fushë-Arrëzit.

“Ndoshta një pjesë e njerëzve të emëruar nga partia ishin të detyruar të zbatonin urdhrat, por njerëzit e thjeshtë dhe disa pushtetartë e kanë dashur fort Frankun, sidomos ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë pasur kontakte të ndryshme me të. Franku gjallëroi Fushë Arrëzin, gjallëroi fëmijët e Fushë Arrëzit, u mësoi kitarën dhe vetë mësoi instrumentet e veriut. Bëri një punë të vyer bashkë me Ndue Shytin në krijimin e Orkestrës së Veglave Muzikore Popullore”, tha ajo.

Familja Radi ka ndarë në orët e hidhura të humbjes së njeriut të tyre të zemrës Françesk Radit, bashkë me kujtimet që artisti ka lënë pas. Aktorja Margarita Xhepa ka kujtime te pashlyeshme për këngëtarin.

“Eshtë një humbje e madhe jo vetëm vetë për Frankun që ishte relativisht i ri dhe kishte çfarë të jepte prapë për familjen, por dhe për shoqërinë dhe muzikën”, tha Xhepa.

Pritja e familjes për ngushëllime ka filluar të premten pas orës 16.00 ndërsa do të ketë pritje edhe të shtunën e të dielën.

Këngëtari i njohur Françesk Radi ka ndërruar jetë në 3 prill të këtij viti në moshën 68-vjeçare.

Për këngëtarin u mbajt një ceremoni madhështore për përcjelljen në banesën e fundit në datën 4 prill, ku zonja Radi u shpreh se e ka dashuruar Françeskun kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin me gojë.

Shqiptarja.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip m

14/02/2026
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
Next Post
Damiano i BB9/ Jeta e të riut mes djemve të famshëm, aventurave dhe blerjeve të shtrenjta

Damiano i BB9/ Jeta e të riut mes djemve të famshëm, aventurave dhe blerjeve të shtrenjta








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera