Aktori Hugh Jackman – i famshëm për rolin e “Wolverine” në serinë e filmave X-Men – dhe bashkëshortja e tij Debora-Lee Furness kanë vendosur t’i japin fund martesës.
Lajmin u botua fillimisht në “People”, e më pas erdhi edhe konfirmimi nga çifti i martuar prej 27 vitesh.
Në media të tjera të showbizz-it raportohet se krisja e marrëdhënies në çift ka ndodhur që prej pandemisë.
Çifti australian që kanë edhe dy fëmijë të birësuar, 23-vjeçarin Oscar dhe 18-vjeçaren Ava, konfirmuan më pas ndarjen. “Ata do të jenë përgjithmonë të lidhur, për shkak të fëmijëve. Por pas disa vitesh dashuria ishte kthyer më shumë në një miqësi dhe izolimi për shkak të Covid nuk ndihmoi në rregullimin e marrëdhënies”, thanjë mik i familjes.