Edhe pse zërat thonë se martesa e Wanda Narës dhe Mauro Icardit përfundoi për shkak të lidhjes së tij sporadike me aktoren argjentinase China Suarez, nuk është kështu. Siç ka rrëfyer edhe vetë Nara në një intervistë për revistën ‘Vanity Fair’: “Nuk e prisja, Mauro nuk më kishte dhënë kurrë arsye për të qenë xheloze. Kuptova që nuk jetojmë në një përrallë Disney dhe se disa gjëra mund të ndodhin”, tha ajo.
“E kam njohur Mauron kur ishte 18 vjeç, nuk ishte me përvojë. Më pas e kuptoi edhe më shumë se sa shumë më donte. E fala gabimin, problemi ishte tjetër”, shpjegoi Nara.
Ajo më tej ka shpjeguar arsyet e kësaj ndarjeje: “Ne tashmë kemi nënshkruar ndarjen. Mauro nuk donte dhe ishte shumë e vështirë, sepse unë ende e dua shumë. Por gjërat nuk po funksiononin, atmosfera ishte e keqe në shtëpi dhe në një moment i thashë: “Le t’i japim fund”.