Kemi parë shpesh që shaka mes miqsh të jenë bërë publike me anë të postimeve në ‘Instagram’ nga personazhe të njohur. Këtë herë ka qenë Isli ai që ka nisur një ‘debat’ me kolegen e tij, Xhemi Shehun. Moderatori ka publikuar një foto të vjetër të bukuroshes së ekranit, nga koha kur ajo ka qenë brune dhe me shaka ka shkruar: “Digj mandatin kaq po të them!”. Kaq ka mjaftuar për të ardhur reagimi i Xhemit, e cila duke e ripublikuar foton e Islit ka dhënë komentin e saj. “Do djeg arkivën tënde më mirë”,-shkruan me shaka moderatorja.
Foto të tilla që kthehen në argëtim për fansat, por jo vetëm, publikohen shpesh nga personazhet e njohur. Këtu mund të kujtojmë fotot që publikojnë shpesh Xhemi dhe Arbana Osmani në profilet përkatëse. / revistawho.com