Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se mund t’i shikonit bashkë JLo dhe Malumën në një film? Epo shumë shpejt kjo dëshirë e fansave do bëhet realitet, pasi dy personazhet e njohur janë protagonsitët e kastit të ‘Marry Me’. Komedia romantike e cila pritet të nisë xhirimet shumë shpejt, do ketë në qendër një yll të pop-it, e cila pak para se të martohet më të fejuarin e saj (Maluma) zbulon se ai e ka tradhtuar me asistenten. Në këtë moment jeta e saj (JLo) ndryshon plotësisht dhe për t’i dhënë kuptim asaj, bukuroshja martohet me një mësues matematike, të cilin e zgjedh rastësisht. Ky projekt ka si producente vetë këngëtaren e njohur dhe shumë shpejt pritet të finalizohet. Më në fund të gjithë fansat e dy këngëtarëve do kenë fatin të shohin një film shumë argëtues me ata që janë yjet e momentit. / revistawho.com