Komediani Kenan Thompson bëri humor gjatë çmimeve Emmy me faktin se Leonardo DiCaprio lidhet vetëm me vajza nën 25 vjeç. Ai uroi aktoren Zendaya për ditëlindjen e saj të 26 dhe nuk kurseu dhe një koment për DiCaprion.
“Zendaya mbushi 26 vjeç javën e kaluar, gëzuar ditëlindjen. 26 vjeç është një moshë e çuditshme në Hollyëood,” tha Thompson. “Dua të them se je mjaft e re për të luajtur një nxënës të shkollës së mesme, por je shumë e vjetër për të dalë me Leonardo DiCaprio”, shtoi ai.