Ditët e fundit në rrjete sociale ka bërë xhiron një video ku aludohej se aktorja e njohur, Zendaya është shtatzënë. Në video supozohej se aktorja kishte postuar në profiling e saj lajmin se ishte në pritje të fëmijës së parë me partnerin, Tom Holland.
Nuk vonoi shumë dhe Zendaya ka reaguar duke mohuar thashethemet dhe duke nënkuptuar se është lodhur nga lajmet e rreme.
“Kjo është arsyeja pse nuk qëndroj në Twitter. Shpikin gjëra kot pa arsye, javë për javë”, shkroi aktorja.









