Aktori simpatik, Amos Zaharia, ka festuar sot 3-vjetorin e lidhjes së dashurisë. Koha duket se e ka forcuar më shumë marrëdhënien mes Amosit dhe partneres së tij, Gigliolës, pasi në rreshtat e shkruara nga aktori duket qartë që ai është më i lumtur se kurrë në këtë ditë të veçantë. “Për herë të parë në jetën time jam i lumtur, sepse kur jam me ty kthehem në një pasqyrë që të reflekton, dhe kështu të kam dy herë. Gëzuar 3-vjetorin bebo!”-shkruan ai në profilin e ‘Instagram-it’. Përveç se një aktor mjaft i dashur në teatër, Amosi aktualisht është edhe pjesë e kastit të personazheve në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”.