Aktorja e njohur turke, Beren Saat ose e njohur ndryshe në vendin tonë si ‘Bihter’, jeton prej vitesh e lumtur dashurinë me këngëtarin Kenan Dogulu dhe prej tre vitesh çifti është i martuar. Dasma e tyre u bë me dy ceremoni përrallore, njëra në Stamboll e tjetra në Los Angeles. Prej atëherë çifti i dedikon njëri-tjetrit fjalë shumë të ëmbla e romantike në rrjete sociale. Mbrëmë ata kanë festuar 3-vjetorin e martesës dhe Kenan ka shkruar disa fjalë të ndjera për partneren e tij. “Të dua çdo ditë e më shumë e shtrenjta ime. Gëzuar përvjetorin e martesës sonë! Të dua shumë, shumë, shumë..”-shkruan muzikanti i njohur duke i falënderuar edhe të gjithë fansat që i kanë uruar nga rrjetet sociale.