Temperaturat e larta ndikojnë drejtpërdrejt në lodhjen e trupit, por edhe në shëndetin mendor. Ankth, depresion, mendime negative, lodhje të vazhdueshme, janë vetëm disa nga përjetimet që kemi gjatë stinës së verës. Gjatë kësaj kohe, nga temperaturat e larta, trupi djersitet dhe rrjedhimisht nxjerr jashtë kripërat dhe lëngjet. Humbja e kaliumit, magnezit apo litiumit, mund të na sjellë pasoja të rënda fikzike dhe psikologjike.
Stina e pranverës shoqërohet me ndryshim të humorit, ku pas një dimri të gjatë e të ftohtë, temperaturat nisin të rriten disi. Por humori i mire ndryshon pasi temperaturat nisin të rriten në disa grade më tepër. Prej aty, shtohet nervozimi, dhe sipas një studimi holandez bëhemi më negativë. Sipas të njëjtit studim, gjatë stinës së verës bëhemi më agresivë dhe humbasim përqëndrimin më shpejt. Këtë mund ta vëmë re që nga situatat më të thjeshta, si kur presim në radhë, apo kur presim porosinë në restorant.
Në temperatura mbi 35 gradë Celcius, jemi më pak të përqëndruar në të atë që bëjmë dhe humbasim më shpejt durimin. Gjithashtu flemë më pak gjumë dhe kemi gjendje rraskapitjeje gjatë pjesës më të madhe të ditës.