Një debat i tensionuar shpërtheu mes Eglit dhe Valbonës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjithçka nisi kur Valbona e vuri përballë Eglin me një deklaratë të papritur në lidhje me një problem shëndetësor. Egli u shpreh se nuk ishte në dijeni të situatës, por Valbona nuk pranoi ta linte me aq, duke e akuzuar atë se po minimizonte rëndësinë e çështjes dhe se kishte vënë në dyshim dëshirën e saj për të pasur fëmijë.
“A e di problemin që kam në mitër, idiote?” kjo fjali bëri që situata të përshkallëzohej, me Valbonën që e ngriti zërin, duke akuzuar Eglin për mungesë ndjeshmërie.
Nga ana tjetër, Egli reagoi me tone të forta, duke e cilësuar këtë përballje si një sulm të qëllimshëm ndaj saj duke këmbëngulur se fjalët e saj ishin keqinterpretuar.