Angelina Jolie më në fund i është rikthyer asaj që bën më mirë, aktrimit. Pas luftës ligjore me ish-bashkëshortin Brad Pitt, aktorja e njohur është shfaqur gjithmonë e më keq në aspektin fizik, por rikthimi në sheshxhirim mesa duket i ka bërë mirë. Angelina është pjesë e dramës “Come Away”, ku do të aktrojë përkrah David Oyelowo. Filmi përfshin dy përrallat më të suksesshme në botë “Alice In Wonderland” dhe “Peter Pan”.
Me një paruke, fund të gjatë dhe këmishë të bardhë, 43-vjeçarja na prezantoi me imazhin perfekt të viteve 1900. Fansat janë shprehur të lumtur që Jolie po e merr veten dhe shumë prej tyre presin me padurim ta shohin në ekranin e madh./revistawho.com