Mjaftoi një foto dhe ditët e fundit u përfol se Khloe Kardashian dhe aktori italian i filmit “365 days”, Michele Morrone janë në një lidhje. Dyshja u shfaqën shumë të afërt në Javën e Modës në Milano. Mirëpo burime pranë tyre tregojnë TMZ se Khloe dhe Michele u takuan për herë të parë kur ishin të pranishëm këtë fundjavë në sfilatën e modës së Kim Kardashian me Dolce & Gabbana. Një mik i aktorit thotë se stilisti i D&G i kërkoi atij dhe Khloe të bënin një foto së bashku dhe ata pranuan. Michele mendon se Khloe ishte shumë e mirë, por nuk ka asgjë më shumë mes tyre.