Duket se jo gjithçka po shkon mirë aktoren e dashur Sara Khan, e cila nga të gjithë në Shqipëri njihet si Sadna në “Bidaii”, serial që transmetohet në Televizionin Klan. Media indiane, këto ditë kanë botuar një lajm se ajo dhe i dashuri i saj, një biznesmen vendas me emrin Rishabh Tandon janë ndarë, transmeton “Klan”. Çifti, që kishte disa kohë që frekuentohej, duket se i ka dhënë fund lidhjes dhe arsyeja, sipas mediave, është distanca mes tyre. Sara jeton në Mumbai, ndërkohë që biznesmeni Rishabh është resident në Delhi. Vetë aktorja është shprehur: “Janë të gjitha fjalë”, kur është pyetur në lidhje me këtë çështje, por kjo nuk e ka shuar dyshimin. Vitin e kaluar, lidhja sekrete e Sara dhe Rishabh, u bë publike me anë të një fotoje të të dyve në Instagram. Në të ajo shkruante se së shpejti do të martohej, një deklaratë që i erdhi surprizë fansave të saj. Ende nuk dihet e vërteta përsa i përket ndarjes, por fansat e saj në Indi, po shpresojnë që lajmi të mos jetë i vërtetë. Aktorja ka qenë më parë e martuar më aktorin Ali Merchant. Çifti u martua në sheshxhimin e një reality- shoë, “Bigg Boss 4,” kur vetë Sara ishte pjesëmarrëse. Martesa e tyre përfundoi shumë shpejt në divorc, pas dy muajsh. Artistja është përfolur gjithashtu për një histori dashurie me Paras Chhabra, por që përfundoi me thyeje zemrash prillin e kaluar.