Ylli i hitit “Hotter than Hell” ka lançuar sot videoklipin e këngës së saj të re. “Blow Your Mind” është kënga nga albumi i saj i parë, i cili pritet të hidhet në treg në muajin shkurt të vitit të ardhshëm. Këtë këngë Dua Lipa e performoi live edhe në koncertet e saj në Kosovë e Shqipëri.