Një djalë 6 vjeç është dëmtuar nga shpërthimi i një aparati Samsung Galaxy Note 7, raporton “New York Post”. Ky është rasti i fundit i incidenteve që ky aparat ka shkaktuar. Duhet thënë se kompania ka tërhequr nga tregu i shitjeve aparatin celular dhe aksionet e kompanisë brenda javës kanë rënë me 6%. Samsung Galaxy 7 është lançuar pak ditë më parë dhe fillimisht është konsideruar një risi e markës. Megjithatë, shumë shpejt reagimet janë kthyer në kahun e kundërt pas raportimeve të qindra shpërthimeve që kishin ndodhur. Rasti i fundit i 6-vjeçarit tregon se aparati ka shpërthyer në flakë, ndërkohë që ai ishte duke e përdorur, duke i ka shkaktuar djegie të gjymtyrëve. “Ai nuk dëshiron më të prekë asnjë telefon, ka qarë për një kohë të gjatë”,- ka pohuar gjyshja e djalit.Samsung Galaxy Note 7 është konsideruar një katastrofë në historinë e smartphone-ve.