“Roberti është muzikant i shkëlqyeshëm dhe gjithmonë ka kënduar si “back vocal”. Pra ka pasur prirje si këngëtar prej kohësh dhe unë e kam ditur. Mirëpo koha kur Roberti vendosi të marrë atë hap nuk më është dukur shumë e përshtatshme. Për shkak se unë pikërisht në atë kohë sa kisha sjellë në jetë vajzën. Thjesht ne femrat jemi pak më ndryshe, duam më shumë stabilitet. Nuk na pëlqen të rrezikojmë shumë”. Kështu e komentoi këngëtarja seksi dhe e suksesshme nga Kosova Nora Istrefi, vendimin e bashkëshortit të saj Robert Berisha për t’u bërë këngëtar. E ftuar në një intervistë televizive, Nora u shpreh se ndoshta për shkak të mëmësisë iu duk e vështirë situata. Por nga ana tjetër ajo edhe e ka mbështetur të shoqin. “Por njëherësh unë u bëra shtysë. Pse jo? Pse të mos e arrijë ëndrrën? Nuk është kurrë vonë”, tha Nora e ftuar në studion e programit televiziv “n’Za”. Këngëtarja gjithashtu e shpreh se do të dëshironte që edhe e bija Renee të ndiqte rrugën e të dy prindërve e që kur të rritet të bëhet artiste./ revistawho.com