Ka qenë një lajm shokues kur u mësua se Serhat Teoman do të ndahej nga një prej telenovelave më të ndjekura në Turqi e jo vetëm. Serhat Teoman luan rolin e Sinan, por edhe pse në një rol me peshë, aktori ka vendosur të largohet. Ai ka dhënë lajmin që shqetësoi fansat përmes një postimi në “Instagram”. Në një fotografi të vetmuar e melankolike, ai ka shkruar: “Do të shihemi sërish në histori të tjera”, pa bërë të ditura shkaqet e largimit. Kjo telenovelë për javë të tëra e renditur si e para nga audienca në Turqi, po pëlqehet shumë edhe në vendin tonë. Në të marrin pjesë edhe aktorë të tjerë shumë të njohur si Cansu Dere, Vahide Percin, Beren Gokyildiz dhe Gonca Vuslateri./ revistawho.com