Familjaret e reperit legjendar Tupac Shakur kanë nxjerrë në shitje online sendet e tij private por për të mos rënë në sy nga media ata kanë vendosur t’i shesin një e nga një.
Një burim për “TMZ” ka konfirmuar se bibla personale e reperit ka rënë në duart e një djaloshi i cili shet produkte online dhe e ka bërë këtë gjë me pëlqimin e familjarëve të Tupac.
Kjo bibël është firmosur nga vetë këngëtari dhe familjaret e tij i kanë venë një çmim të frikshem pa marre parasysh faktin që librat e shenjtë dhurohen e nuk shiten.
Libri i tij i shenjtë do të shitet për 54 mijë dollarë dhe njerëzit janë vënë në radhë se kush mund ta blejë i pari. Mesa duket familja e Tupac Shakur ka nevojë për pará përderisa bëjnë gjeste të tilla jo të hijshme.
Fansat e tij mendojnë se sendet e tij personale nuk duhen shitur por me to mund të hapet një muze për nder të këngëtarit të madh dhe në këtë mënyrë edhe familjarët do të merrnin ndonjë shumë të konsiderueshme parash./Top Albania Radio