Seher ka ende ndrojtje dhe i shmanget Jamanit sa herë ai tenton ta puthë. Ali zgjedh një dhuratë për Dujgun. Kjo e fundit përpiqet të rregullojë marrëdhënien me nënën e saj. Jaman i dhuron një fustan Seherit dhe e surprizon me një darkë romantike në ballkonin e shtëpisë. Seher shfaqet shumë elegante dhe e bukur duke e lënë Jamanin të mahnitur.