• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Këngëtari shqiptar së shpejti baba për herë të parë, bashkëshortja publikon lajmin e bukur

Këngëtari Sezgin Curi do bëhet shumë shpejt baba për herë të parë. Këngëtari i njohur i grupit të muzikës live Offchestra është më i lumtur se kurrë për gjithçka po përjeton dhe kjo duket qartë. Ka qenë bashkëshortja e tij, Teuta Dervishi ajo që ka zbuluar gjithçka me një postim në ‘Facebook’. Në imazhin e veçantë ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur, shkruhet: “Lumturia është rrugës”. Nga foto duket se fëmija nuk do vonojë, pasi shtatzënia duket që ka evoluar.

Kujtojmë se vitin që shkoi, Sezgin dhe Teuta celebruan dashurinë me martesë. /revistawho.com