12 mijë dollarë për një natë. Kaq ka paguar Mariah Carey për qiranë e vilës ku ka festuar ditëlindjen. Bëhet fjalë sigurisht për një rezidencë luksi me vlerë 25 milionë dollarë në Cabo, San Lucas, në Meksisë. Po çfarë ofronte kjo folezë? Veç të tjerash një pishinë me ngrohje me pamje panoramike, 6 dhoma gjumi, 10 banjo, një teatër shtëpie dhe një palestër të kompletuar me staf.
Këngëtarja mbushi 47 vjeçe më 27 mars. Në shoqëri të të fejuarit të saj Bryan Tanaka, kanë vendosur të kalojnë disa ditë në relaks total./ revistawho.com